Ballina Lajme nacionale Deklarohet agjencia ku ishin të punësuar dy të rinjtë që humbën jetën...

Deklarohet agjencia ku ishin të punësuar dy të rinjtë që humbën jetën në autostradë

20
SHPËRNDAJE

Reagon agjencia ku ishin të punësuar dy të rinjtë që humbën jetën në autostradë.

Dy punëtorët e Sharr Travel, Arianit Bytyqi dhe Gentrit Gallopeni kanë humbur jetën në orët e para të mëngjesit në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Për humbjen e jetës së tyre, kanë reaguar edhe kompania ku ata ishin të punësuar si konduktor.

Përmes një postimi, Sharr Travel ka shprehur ka njoftuar për vdekjen e dy punëtorëve dhe u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të viktimave.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë që dy punëtorët e agjencisë tonë Arianit Bytyqi dhe Gentrit Gallopeni kanë ndërruar jetë pas një fatkeqësie . Ngushëllime për familjet, miqtë dhe stafin .

Lidhur me këtë rast, Prokuroria e Kr imeve të Rënda ka konstatuar se dy personat vdiqën pasi dolën nga autobusi i ndalur jashtëligjshëm në autostradë.

Me urdhër të prokurorit 3(tre) shoferë të autobusave të cilët janë ndalur në autostradë në kundershtim me ligjet e komunikacionit rrugor, janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.

“Pas konsultimeve me Prokurorinë e Krimeve të Rënda është konstatuar se si pasoje e ndaljes se autobusëve në autostradë e qe bie në kundërshtim me ligjet në fuqi kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm me pasoje vdekjen pasi që dy viktimat kanë dal nga autobusët”, thuhet në njoftimin e Policisë.

-----