Ballina Lajme nacionale Deklarimi i pasurisë, Nasim Haradinaj e fshehë biznesin që e ka bashkë...

Deklarimi i pasurisë, Nasim Haradinaj e fshehë biznesin që e ka bashkë me Rrahim Hashimin

98
SHPËRNDAJE

Nasim Haradinaj nuk e ka deklaruar gjithë pasurinë e tij në AKK.

Agjencia Kundër Korrupsionit e ka publikuar deklarimin e pasurisë për vitin 2019 të zyrtarëve të lartë publik. Pasuria është publikuar edhe për nënkryetarin e OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, si drejtor departamenti në Komunën e Deçanit.

Haradinaj e ka fshehur një biznes që e ka në pronësi bashkë me Rrahim Hashimin i dyshuar për fajde, mashtrim dhe detyrim, shkruan lajmi. net.

Sipas Agjencisë të Regjistrimit të Bizneseve –ARBK, biznesi “Ëest Investigation &Advisory LL.C” është në pronësi të Nasim Haradinaj, Rrahim Hashimi, Ilir Gjeli, Korab Rexhepi, nga ku Haradinaj i ka 30 për qind të kapitalit. Por, në deklarimin e bërë publik nga AAK-ja shihet se drejtori Bujqësisë së komunës së Deçanit nuk e ka deklaruar këtë biznes në deklarimin e pasurisë për vitin 2019.

Të njëjtin nuk e ka bërë publik as në deklarimet e viteve paraprak. Mos deklarimi i pasurisë, ose deklarimi i rremë, sipas Kodit penal të Republikës së Kosovës është vepër penale, dhe AKK-ja bënë kallëzim penal ndaj zyrtarëve të lartë publik që e fshehin pasurinë.

Se janë pjesë e së njëjtit biznes me Hashimin, e ka konfirmuar për media edhe vetë Haradinaj.

“Kryesori është Shkelzen Mulaj, i Zvicrës është. Unë kam qenë në dijeni që jam me Rrahimin këtu. Është kompani që hala s’po funksion mirë, është në ngritje e sipër. Jemi në përgatitje. Nuk më pengon fakti që jam në kompani me Rrahmon Hashmin. Rrahim Hashim e njohë edhe si bashkëluftëtarë. E kemi përcjellë edhe kur ka qenë në Hagë. Akuzat tash i vërteton gjyqi. Unë nuk jam i implikuar me të për këtë çështje. Unë jap përgjegjësi nëse veç për kompani diçka jam i implikuar”, kishte deklaruar nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Ndërkohë, Haradinaj si pasuri të luajtshme ka deklaruar që posedon një veturë në vlerë prej 4000 euro dhe një mëz të vogël në vlerë prej 3000 euro.

Pasuri të luajtshme ka deklaruar një shtëpi 180 m2 si e trashëguar në vlerë prej 370 mijë eurove, tokë 4 hektar.

Po ashtu e ka deklaruar një sipërfaqe të tokës 220.000 hektar të privatizuar, vlera e saj është shënuar 3 milionë e 300 mijë euro dhe viti i privatizimit është shënuar 2004.

Megjithëkëtë, sipas dokumenteve të AKP-së, Haradinaj, në vitin 2009 ka privatizuar tokë bujqësore në hapësirë prej 2,195,231 metra katrorë në vlerë prej 257 mijë eurosh në Pejë. Po në vitin 2009, Haradinaj ka privatizuar edhe një tjetër hapësirë tokë në Gjakovë në vlerë prej 817 mijë eurosh.

Ai ka deklaruar se ka edhe tri kredi.

-----