Ballina Sport Deklaratat shokuese të basketbollistit amerikan: Kam vdekur në 13 prill

Deklaratat shokuese të basketbollistit amerikan: Kam vdekur në 13 prill

30
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Karl-Anthony Towns, ylli i Minnesota Timberwolves në NBA, ka bërë disa deklarata shokuese pas fitores së parë sezonale të ekipit të tij.

Ai doli para mediave dhe fitoren ia dedikoi nënës së tij, e cila vdiq këtë vit (13 prill), në moshën 59-vjeçare, nga koronavirusi. Por, dha edhe disa deklarata shqetësuese kur u pyet mbi ndjesitë që ka për fillimin e sezonit të ri në NBA, krahasuar me vitet e tjera.

“E dini çfarë? Nuk e njoh më veten dhe nuk më kujtohet se si jam ndjerë vitet e kaluara. As më kujtohet dhe as më intereson. Di vetëm çfarë ka ndodhur duke nisur nga 13 prilli.

Ju mund të më shikoni duke qeshur, por ai Karl që keni njohur ka vdekur në 13 prill dhe nuk kthehet më. Nuk e mbaj mend atë njeri, nuk e di se kush është. Ju po flisni me trupin tim, por shpirti im ka vdekur tashmë”, tha 25-vjeçari.

---- ----
----
-----
-----