Ballina Lajme nacionale Deklaratat kundër koalicioneve, Këshilltari i Veselit ‘godet’ Hazirin

Deklaratat kundër koalicioneve, Këshilltari i Veselit ‘godet’ Hazirin

10
SHPËRNDAJE

Latifi i ka dhënë një ‘goditje’ Lutfi Hazirit.

Këshilltari i Krytarit të Kuvendit, Blerim Latifi e ka kritikuar nënkryetarin e LDK-së rreth deklaratave të këtij lidhur me koalicionet parazgjedhore.

Lutfi Haziri ka thënë se nëse ai bëhet kryetar i LDK-së nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor me asnjë parti.

“Mendoj që për gara parazgjedhore, me të gjithë ka vija të kuqe, sa më përket mua”, u shpreh Haziri.

Latifi përmes Facebookut e ka quajtur deklaratën e Hazirit ofendim të inteligjencës.

“Në fushatat elektorale thuhen shumë gjëra që ta ofendojnë inteligjencën. Këta që po dalin e thonë se kemi vija të kuqe e nuk bëjmë koalicione, janë të parët që kanë filluar këtë ofendim publik të qytetarëve”, ka shkruar Latifi.

Ai është shprehur se koalicionet janë të pashmangshme në sistemin politik që kemi.

-----