Ballina Lajme nacionale Deklaratat e Ramës kundër Haradinajt, Basha i kërkon falje Kosovës

Deklaratat e Ramës kundër Haradinajt, Basha i kërkon falje Kosovës

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Edi Rama ka ofenduar së fundi ka sulmuar me fjalë liderët politikë të Kosovës.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka komentuar ashpër deklaratat e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në konferencën për Mini-Schengenin Ballkanik.

Sipas Bashës, sulmi që Edi Rama u bëri kosovarëve është një akt i denjë për peng të anti-shqiptarizmit, shkruan lajmi.

“Dënoj sulmin rrugaçëror të Edi Ramës kundër liderëve politikë të Kosovës dhe shpreh ndjesë në emër të çdo shqiptari për këtë akt të papranueshëm! Gjuha e urrejtjes ndaj institucioneve të Kosovës është akt i denjë vetëm për një peng të antishqiptarizmit si Edi Rama!”, ka thënë Basha.

Sipas Bashës, Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria sipas tij e ka detyrim që ta promovojë dhe respektojë atë.

“Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj. Koha e vasalitetit të autokratit të korruptuar të Tiranës ndaj armiqve dhe kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës do të marrë fund shumë shpejt!”, ka thënë Basha.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama sot gjatë ditës pati disa polemika me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinajn të cilin nuk hezitoi ta quante as “gënjeshtar”.

Rama ka akuzuar vazhdimisht institucionet e Kosovës për refuzimin që këto të fundit bënë për pjesëmarrje në takimet për Mini-Schengenin.

---- ----
-----