Ballina Lajme Bota/Rajoni Deklarata shokuese/ Mjeku kinez: Mund të ketë më shumë viktima se dy...

Deklarata shokuese/ Mjeku kinez: Mund të ketë më shumë viktima se dy luftërat botërore

185
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Mjeku kinez, Wang Xinghuan, që ishte dhe drejtori i spitalit në Wuhan, i cili u ndërtua brenda pak ditësh për pacientët me koronavirus, ka lëshuar një deklaratë shokuese, ku thotë se koronavirusi mund të vrasë më shumë njerëz se dy luftërat botërore së bashku.

“Kjo sëmundje infektive mund të vrasë më shumë njerëz se lufta e parë dhe e dytë botërore së bashku. Është shumë e rrezikshme. Në këtë situatë, është jashtëzakonisht e papërshtatshme që politikanët të marrin në konsideratë vetëm nevojat e tyre politike dhe të injorojnë jetët e njerëzve të thjeshtë”, ka thënë mjeku kinez.

----

Duke u ndalur tek ajo që po ndodh në shtetin e Nju Jorkut, në SHBA, ku bilancet e koronavirusit janë të frikshme, doktor Wang Xinghuan ka deklaruar se ai duhet të bëjë më shumë dhe se mbajtja e maskave mbrojtëse edhe për publikun, nuk është thjeshtë çështje kulture.

“Ka baza shkencore për përdorimin e maskave mbrojtëse”, ka thënë ai. Ai tërheq vëmendjen se qëndrimi në shtëpi është thelbësor në këtë betejë. Në Nju Jork, këshillat nuk janë dëgjuar siç duhet, ndaj edhe po shohim një situatë të tillë të rëndë”, tha Wang Xinghuan.

----- ----