Ballina Sport Deklarata e turpshme e moderatorit të Top Channel, injoron pasaportën shqiptare: Nuk...

Deklarata e turpshme e moderatorit të Top Channel, injoron pasaportën shqiptare: Nuk është ndonjë gjë

40
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Modertatori i “Top Channel”, Eduard Manushi mbrëmjen e djeshme e ka quajtur diçka të parëndësishme pasaportën shqiptare.

Këtë deklaratë të turpshme, Manushi e bëri teksa pyeti presidentin e Tiranës Refik Halili, në lidhje me skandalin që “Gazet TemA” ka publikuar që presidenti Ilir Meta ka pajisur në nënyrë të paligjshme me pasaportë shqiptare futbollistin afrikan Cobbina.

“Po kjo historia e këtij lojtarit me ngjyrë që pati debate, se nënshtetsia shqiptare nuk është ndonjë gjë. Ajo një gjë shumë pozitive na duket në njerzëve të sportit”, ishte pyetja e Manushit drejtuar Refik Halili.

Përveçse injorimit që i bën pasaportës shqiptare duke e cilësuar si diçka të parëndësishme, ky moderator që paguhet në një televizion kombëtar, nuk njeh as ligjet e shtetit shqiptar.

Është e turpshme se si një moderator në televizionin kombëtar pranon që pasaportat shqiptare të jepet në mënyrë të paligjshme nga presidenti i Shqipërisë. (TemA)

---- ----
----
----- ----
-----