Ballina Lajme nacionale Deklarata e Salih Zybës për Shpend Ahmetin: Reagon PSD-ja, aktivizohet edhe shoqëria...

Deklarata e Salih Zybës për Shpend Ahmetin: Reagon PSD-ja, aktivizohet edhe shoqëria civile

75
SHPËRNDAJE

Një deklaratë e Salih Zybës ka ngjallur reagime të shumta në publik.

Statusi i kandidatit për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje sot ka çuar në këmbë gjithë opinionin publik por edhe ka shkaktuar përplasje të madhe midis PSD-së dhe Vetëvendosjes.

Zyba në një status të tijin në Facebook ka kërcënuar Shpend Ahmetin se do të ketë të drejtë të zgjedhë si Xhabir Zharku vendin se ku do të jetojë.

Kujtojmë se Zharku është dënuar nga Gjykata Themelore e Ferizajit, por tani ai jeton jashtë Kosovës.

“Pas fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pyetja më e shpeshtë që po më bëhet është: a më shumë ke vota ti a Shpend Ahmeti.

I sigurtë jam që Shpendi përveç që nuk do të jetë deputet, nuk do të jetë as kryetar komune. E vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku.”, thuhej në statusin e Zybës në Facebook.

I menjëhershëm ishte reagimi i ish-deputetit të Vetëvendosjes dikur, tani anëtar i Partisë Socialdemokrate që përbëhet nga ish-antarët partisë së Salih Zybës, Frashër Krasniqi.

Ai nëpërmjet statusit të tij ia përmendi Sali Zybës se kishte shkuar në zyrat e komunës për të kërkuar punësimin e motrës së tij.

Krasniqi madje e ka quajtur Vetëvendosjen si PDK 2.0, duke thënë se po e nisin me hakmarrje si “varje në shesh e kërcënime për ekzil.

Pas Krasniqit, ndaj kërcënimit direkt të Salih Zybës ka reaguar edhe Agron Demi nga Instituti GAP i cili është shprehur se të tillë injorantë nuk i duhen Kuvendit.

‘’Qe një shembull qysh nuk duhet me u sjell një përfaqësues i pushtetit. Po shpresoj që injoranta si ky nuk ka me pas në Kuvend, as nga pozita e as nga opozita’’, shkroi Demi.

Gjithashtu edhe njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj e quan ‘kauboj’ Salih Zybën, pasi ky i fundit nënkuptoi se Shpend Ahmeti dIhet të arratiset nga Kosova, sikurse Xhabir Zharku.

Zogaj thotë se fituesi duhet të sillet ndryshe.

‘’I erdhi dita Salih Zybes me perzan njerez prej Kosoves a? I kallxoni ketij kauboji qe fituesi sillet ndryshe, normal, nese mundet me e kuptu ndonje shpjegim te tille ai’’, ka shkruar Zogaj.

Pa reaguar nuk ka mbetur as Fisnik Ismaili.

Kandidati për deputet nga radhët e PSD-së, ish-anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili është shprehur edhe me fjalë banale drejtuar Zybës, duke thënë madje se ky i fundit ishte ndër arsyet se pse janë larguar nga Vetëvendosja.

Në lidhje me rastin ka reaguar edhe gazetari Adriatik Kelmendi i cili është shprehur se Shpend Ahmetin e kanë kandiduar dhe e kanë votuar vet.

Madje, ai është shprehur se Vetëvendosje tani po i sulmon të dobëtit nga pozita e të fortit.

Ky kërcënim i Salih Zybës ka ngjallur reagime nëpër rrjetet sociale. E lideri i Lëvizjes Vetëvendosje i pyetur për këtë kërcënim ka thënë se nuk ka dëgjuar, por e ka quajtur këtë gjuhë, liri të shprehjes. /Lajmi.net/