Ballina Showbiz Deklarata e papritur e Orgesa Zaimit: E kemi kaluar koronavirusin, ja sherri...

Deklarata e papritur e Orgesa Zaimit: E kemi kaluar koronavirusin, ja sherri në karantinë me bashkëshortin

26
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Këngëtarja Orgesa Zaimi zbuloi se dyshon të ketë qenë mbartëse e virusit, pak kohë para shpërthimit të pandemisë në Shqipëri. E ftuar në “Vizioni i Pasdites” Orgesa tha se gjatë muajit shkurt të gjithë familjarisht përjetuan simptomat e covid-19 pasi sipas saj simptomat kanë qenë të njejta me ato që deklarohen në media nga autoritetet shëndetësore.

“Ne në periudhën e Shkurtit kemi qenë shumë të sëmurë. Kemi kaluar sëmundje familjarisht dhe rrjedhimisht ia kaluam dhe gjyshërve. Kam një bindje që ne mund ta kemi kaluar në shkurt Koronavirusin, të gjithë si familje. Kemi pasur simptomat, temperaturën dhe simptomat e gripit. Përfunduam të gjithë me antibiotikë. Kam një përshtypje që ne duhet ta kemi kaluar në shkurt se s’bën. Tani jemi të gjithë mirë, të shëndetshëm. Nuk kemi asnjë simptomë gripi, dhe na ka ndihmuar shumë kjo periudha në shtëpi”- shpjegoi këngëtarja.

----

Këngëtarja u shpreh gjithashtu se ndjen mungesën e prindërve dhe se kontakti virtual me ta është tepër i dhimbshëm për të . Sa i përket zënkave në shtëpi, Orgesa tregoi se çokokremi është “molla e sherrit” mesa saj dhe bashkëshortit.

“Bashkëshortin as karantina nuk e bëri njeri që mund të gatuajë. Ai është shijuesi i gatimeve…Ne jemi në vitin e 13-të të bashkëjetesës dhe i kemi kaluar mospërputhjet e karakterit. Por tani zihemi për çokokremin e këto zënkat e karantinës…”!

E pyetur nga moderatorja Evi Reçi se si i përballoi ditët e para të vetizolimit, Orgesa i komentoi ato ditë si më të tmerrshmet. Ajo shpjegon se javët e para ka qenë e terriorizuar, ndërkohë në ditët e sotme është duke vlerësuar karantinimin. Sipas Orgesës kjo është mundësia më e mirë për të shpenzuar kohën familjarisht.

----- ----