Ballina Sport Dejvi Bregu nuk largohet nga Shqipëria, firmos me klubin e Superiores

Dejvi Bregu nuk largohet nga Shqipëria, firmos me klubin e Superiores

16
SHPËRNDAJE

Dejvi Bregu firmos me Teutën. Lajmi që ishte “në ajër” prej disa ditësh, tashmë është zyrtar. Sulmuesi vlonjat ka hedhur të zezën mbi të bardhë dhe vihet menjëherë nën urdhrat e Edi Martinit. Mësohet se 24-vjeçari me përvojë të madhe në elitën e futbollit shqiptar ka firmosur kontratë 1-vjeçare.

Trajneri shkodran merr “dhuratën” e çmuar nga drejtuesit e tashmë kompleton sulmin me një element tepër cilësor. Krasniqi, Hebaj, Vila dhe Bregu, një sulm i denjë për një ekip që synon titullin kampion.

Dejvi Bregu u bashkohet “Djemve të Detit” pas dy sezoneve te Skënderbeu, ku në 51 ndeshje të zhvilluara në Superiore realizoi 18 gola. Sulmuesi vlonjat prej kohësh ishte në pritje për t’u transferuar në ndonjë ligë tjetër europiane, por në fund vendosi të firmosë për bregdetarët, pasi nuk mund të rrinte më gjatë pa ekip.

-----