Ballina Arti Dedë ku je? Fjalët prekëse të aktorit Shanaj: Sot dhimbja e ka...

Dedë ku je? Fjalët prekëse të aktorit Shanaj: Sot dhimbja e ka emrin Rikard!

15
SHPËRNDAJE

Aktori dhe regjisori Mevlan Shanaj, ka dedikuar një status në rrjetet sociale për humbjen e kolegut dhe mikut të tij Rikard Ljarja. “Mik na helmove na shkretove fisnikerinë”. Kështu shkruan Shanaj  në publikimin e tij, që po e sjellim të plotë më poshtë.

Postimi i plotë

Ej sot iku RiKard Ljarja ! Ej shqiptarë dhimbja ka një emër sot nesër do quhet Rikard , emocioni ka emrin e tij , buzëqeshja është për të , liria ka dashurinë në zemrën e tij, në shokët lotet i kemi të sytë e tij të qeshur , zemra e tij është në ju që e deshët po kthehet në Shkodrën e jetës se tij. Mik na helmove na shkretove fisnikërinë. Faleminderit dashurisë tënde, ne tashme dimë të vdesin të ndershëm .Dhuratën e ruajtur zemrës tënde sot e hodhe në dritën e arit eper të pushtuar gjithësinë?

Drite paste emri vepra e shpirtit tënd të bukur, me duar të dridhura ju them; Rikardi mbeti Rikard ashtu si e doni. Ju , si e do Shqipëria,  Ded! Ku. Je! Kjo pyetje vjen në çdo familje për një min heshtje. Le të kumbojnë kambanat e zemrave për ete.

Lamtumire miku im! Që mbete mik i shtrenjte !

-----