Ballina Sport Dede debuton me humbje, Vllaznia fiton ndaj Tiranës. Barazime në Durrës dhe...

Dede debuton me humbje, Vllaznia fiton ndaj Tiranës. Barazime në Durrës dhe Elbasan

10
SHPËRNDAJE

Dy barazime pa gola dhe një klasike që pati 5 gola dhe fituese nxori Vllazninë me rezultatin 3-2.

Një ndeshje dramatike që i pati të gjitha, edhe hakmarrjen e Ismael Dunga, i cili shënoi në minutën e shtatë shtesë kundër ish-ekipit të tij.

Herald Marku ishte ai që zhbllokoi ndeshjen, që në pjesën e parë, ndërsa të dytën bardheblutë e nisën me gol. Ernest Muçi vendosi baraspeshën, por nga ana tjetër shkodranët u kundërpërgjigjën shpejt. Marku realizoi edhe golin e dytë.

Zogovic, në një ditë jo, bëri një dalje të pa studiuar dhe Sasraku provoi golin në Superiore. 2-2 dhe u duk se ndeshja po shkonte në barazim. Gjithsesi Vllaznia e gjeti zgjidhjen nga stoli. Ismael Dunga, atëherë kur nuk e mendonte kush fitoren, shënoi dhe ndëshkoi Tiranën për të tretën herë.

Partizani ishte më kërkues ndaj Laçit dhe pati disa mundësi të mira shënimi, por në fund ndeshja u mbyll në barazim 0-0. Të kuqtë bënë lojën, kurse në krahun tjetër u pa një Laç që në asnjë mënyrë nuk donte të humbiste. Në fundin e pjesës së parë Partizani pretendoi edhe për një penallti. Sa i takon Nëabueze, Partizani e bllokoi mirë dhe sulmuesi nuk ishte i rrezikshëm për portierin Alban Hoxha.

Në Durrës u zhvillua një lojë mjaft e bukur, por nuk pati gola. Teuta u mundua shumë që të dilte me pikët e plota, por në shtëpi nuk po i ecën. Pas barazimit me Skënderbeun, tani barazuan 0-0 me Kukësin. Verilindorët, edhe pse me shumë mungesa, treguan karakter dhe me Lieria mund të kishin shënuar në dy raste. Në një rast trau e shpëtoi portierin Frashëri.

-----