Ballina Lajme nacionale Dedaj deklarohet: S”do ndalem deri sa të kthehet Tomori në Kosovë

Dedaj deklarohet: S”do ndalem deri sa të kthehet Tomori në Kosovë

49
SHPËRNDAJE

Po kërkohet me ngulm kthimi i Tomor Morinës në Kosovë.

“Maqedonia e Bashkuar” një subjekt prorus në Maqedoninë e Veriut i ka bërë thirrje ministrit të jashtëm, Nikolla Dimitrov që menjëherë të dëboj ambasadorin e Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj për siç thuhet ndërhyrjen e ashpër në punët e brendshme të shtetit.

“Ambasadori i Kosovës në një deklaratë televizive hapur zyrtarisht i çoi porosi të fortë Maqedonisë nëse vjen tek ekstradimi i shtetasit të saj në Serbi. Procedura për ekstradim është kompetencë e gjykatave të vendit, ndërsa përzierja në punët e brendshme dhe mosrespektimi i detyrës së tij është në kundërshtim me Konventën e Vjenës për marrëdhënie diplomatike”, thuhet ndër të tjera nga kjo parti, e cila është kundër anëtarësimit të vendit në NATO dhe pro lidhjeve me Rusinë.

I pyetur rreth këtij reagimi të partisë proruse, Dedaj për Indeksonline ka thënë se nuk dëshiron t’i komentoj deklaratat e subjekteve dhe individëve të cilët janë tendencioz dhe konfliktuoz.

“Është e drejtë e tyre të shfaqin mendimet personale edhe kur nuk janë të sinqerta, korrekte dhe reale. Ambasada e Kosovës në Shkup, si dhe unë si ambasador i jashtëzakonshëm e fuqiplotë i Republikës së Kosovës kam të drejtë interesohem për qytetarët e Republikës së Kosovës, kur ata kanë nevojë dhe kurdo që gjenden në situatë të pakëndshme. Interesimi unë për ish- ushtarin e UÇK-së, Tomor Morina është obligim ligjor, njerëzor dhe legjitim”, shprehet ai.

Tutje Dedaj thotë se angazhimi i tyrë që Morina të mos ekstradohet në Serbi në saje të kërkesës së palës serbe do të vazhdoj deri në lirimin dhe kthimin e tij në Kosovë.

“Ne jemi përfaqësues legjitim të Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe njëkohësisht edhe legjitim për qytetarët e Kosovës.

Ne nuk ndërhyjmë në çështjet e brendshme të shtetit mik dhe fqinjit tonë dhe as në vendimet e organeve ligjore dhe të drejtësisë, por kjo nuk do të thotë që të mos interesohemi për aplikimin e drejtë të kushtetutshmërisë dhe ligjit kur behët fjalë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Serbia nuk ka pse kërkon qytetarët e Kosovës të i dënojë e maltretojë në Serbi, ajo është fajtore për krimet në Kosove, sepse ajo ka bërë gjenocid dhe krime në Republikën e Kosovës”, shprehet Dedaj.

Ndryshe, ka dymbëdhjetë ditë që Tomor Morina është ndaluar nga autoritetet e Maqedonisë Veriore në kufirin e Bllacës. Ky ndalim është bërë në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga Serbia.

-----