Ballina Lajme nacionale Deda: Me budallallëqet e Thaçit kemi humbur vitin 2019 dhe gjysmën e...

Deda: Me budallallëqet e Thaçit kemi humbur vitin 2019 dhe gjysmën e vitit 2018

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Ilir Deda ka folur për dialogn mes Kosovës dhe Serbisë.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, duke thënë se politika e jashtme është reflektim i asaj të brendshmes, ka theksuar se edhe po të jemi kundër emërimit të ministrit të Jashtëm spanjoll, Josep Borrelli, si ndërmjetësues i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, krerët e shtetit nuk kanë kredibilitet as ta thonë atë.

Zgjedhjet dhe emërimet e mundshme në institucionet e BE-së, sipas Dedës, nuk tregojnë një BE të fortë dhe sipas tij, si e tillë, BE-ja nuk ka kredibilitet ta udhëheq procesin e dialogut.

Ai tha se dialogu është i vdekur për një kohë dhe duhet të ristartohet.

“BE-ja si e vetme nuk ka pikë kredibiliteti që ta udhëheq këtë proces sepse, t’ua kujtojmë të gjithëve, kemi pasur znj. Ashton nga Britania, shteti më i afërt me Kosovën dhe çka fituam ne? Asociacionin! E kemi pasur edhe znj. Mogherini nga Italia, njëjtë… Pra, nuk ka shumë rëndësi vendi prej ku vjen”, ka thënë Deda në “Rubikon” të KTV’së.

“Një kohë do të ketë pauzë në dialog deri sa të zgjidhen formalisht apo të marrin detyrën atje, pastaj mund të ketë zgjedhje këtu, do të ketë zgjedhje në Serbi”, ka thënë Deda.

“E kemi humb vitin 2019 dhe gjysmën e vitit 2018 me budallallëqet e z. Thaçi”, theksoi ai.

---- ----
-----