Ballina Sport Debutimi i Shaquille O’neal në “Wrestling”, largohet me barelë pas fluturimit mbi...

Debutimi i Shaquille O’neal në “Wrestling”, largohet me barelë pas fluturimit mbi tavolina

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Një debutim spektakolar, ku nuk munguan as goditjet e ndaluara. Në këtë mënyrë, ish-ylli i basketbollit botëror, Shaquille O’Neal, u ngjit në ringun profesionist të AEW (All Elite Wrestling).

Gjiganti 2,16 metra i lartë u paraqit në formë të shkëlqyer fizike, për duelin ku, së bashku me miken Jade Cargill, dueloi përballë Cody Rhodes dhe Red Velvet. Duke shfrytëzuar forcën e pabesueshme fizike, ish-qendra e Los Angeles Lakers, i dominoi pjesën më të madhe të dueleve me rivalin Cody.

Por, mungesa e përqendrimit dhe eksperienca e pakët në ring, bën që në fundin e sfidës, kundërshtari ta hidhte jashtë ringut me një lëvizje akrobatike. Shaquille O’Neal u përplas me dy tavolina të vendosura jashtë ringut, madje ishte e nevojshme ndërhyrja e mjekëve, që e larguan me barelë drejt ambulancës.

Pavarësisht këtij episodi, në fund buzëqeshi, pasi skuadra “Shaq” arriti ta fitonte duelin. E papritura ndodhi pas ndeshjes, ku ish-basketbollisti ishte zhdukur nga ambulanca që duhej ta transportonte në spital, ndërsa vlerësimet për debutimin në botën e “Wrestling” ishin mjaft pozitive.

---- ----
----
-----
-----