Ballina Sport De Biasi zbulon prapaskenat: Gjimshiti luajti tek Atalanta, sepse kam ndërhyrë unë...

De Biasi zbulon prapaskenat: Gjimshiti luajti tek Atalanta, sepse kam ndërhyrë unë me telefonata

25
SHPËRNDAJE

Gianni De Biasi ka zbuluar se ka ndërhyrë, që Berat Gjimshiti të luante me Atalantën disa ndeshje para Kampionatit Europian 2016. Ish-trajneri i kombëtares shqiptare e ka thënë hapur këtë, duke theksuar se donte ta ndihmonte qendërmbrojtësin kuqezi, ngaqë atë periudhë nuk kishte minuta në këmbë.

“Me mua në Francë kisha lojtarët më të gatshëm. Në vend të Gjimshitit zgjodha Veselin, sepse po luante rregullisht. Gjimshiti ka luajtur në atë kohë vetëm 3 ndeshje me Atalantën dhe ato i luajti prej meje”.

“Kam telefonuar drejtuesit e Atalantës dhe u thashë ta aktivizonin pak, sepse nuk mund ta merrja në Europian pa asnjë minutë në këmbë. Ata e morën në konsideratë kërkesën time dhe e futën në fushë. Sidoqoftë, nuk mund të jem unë trajneri që telefonon ekipet dhe u them se kë duhet të aktivizojnë”, ka thënë tekniku italian, aktualisht pa skuadër.

-----