Ballina Sport De Biasi fotografohet në Tiranë, në një drekë me avokatin e njohur...

De Biasi fotografohet në Tiranë, në një drekë me avokatin e njohur (FOTO)

19
SHPËRNDAJE

Ish-trajneri i Shqipërisë Gianni De Biasi nuk e ka braktisur asnjëherë Shqipërinë. Jo vetëm se është një shqiptar edhe ligjërisht, pasi ka marrë pasaportën e vendit tonë, por mbi të gjitha De Biasi është një prej atyre pak trajnerëve të huaj që përherë mendon për Shqipërinë dhe vitet që ka kaluar me kuqezinjtë, por edhe kualifikimin historik të Shqipërisë për herë të parë në një kompeticion Europian.

Këtë të hënë ish-trajneri është fotografuar teksa drekon me avokatin e njohur Lulzim Alushaj dhe italianin Otello Di Remigio. Madje, Di Remigio pozon edhe me bluzën në të cilën është stampuar logoja e një akademie për fëmijët e talentuar në futboll që do të hapet në Shqipëri.

Gjithashtu De Biassi do të jetë i ftuar këtë të hënë edhe në Procesin Sportiv ku do u përgjigjet pyetjeve ngacmuese të Manushit dhe vajzave që janë pjesë e emisionit dhe që transmetohet çdo të hënë në Top Channel.