Ballina LifeBizare Dasmë me Vespa para Kryeministrisë, Rama nxjerr pamjet e rralla (FOTO)

Dasmë me Vespa para Kryeministrisë, Rama nxjerr pamjet e rralla (FOTO)

13
SHPËRNDAJE

Një qytetar i ka dërguar një mesazh falenderues kryeministrit Edi Rama për projektin ‘Retro’ që falë tij, është mundësuar që nusen ta marrin me motoçikletat Vespa.

“Përshëndetje Kryeministër! Në shenjë mirënjohje për projektin ‘Retro’ dhe në veçanti për motorët Vespa… një shok mori nusen me Vespa sot. Të përshëndesim me këtë foto e  shkrepur sot pranë kryeministrisë , sepse i shtojmë ngjyra qytetit.”  ky ka qenë  mesazhi i një qytetari për kryeministrin Rama, i cili martoi shokun e tij.

Projekti ”Retro” si bashkëpunim i Drejtorisë së Përgjithshme së Shërbimeve të Transportit Rrugor me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të mundur që këto makina të qarkullojnë në rrugët e Shqipërisë me targa dhe brenda të gjitha rregullave.