Ballina LifeBizare Dasmat, biznesi më fitimprurës; zbuloni vendin ku ceremonia kushton më shumë se...

Dasmat, biznesi më fitimprurës; zbuloni vendin ku ceremonia kushton më shumë se 100 mijë dollarë

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Celebrimet e në veçanti dasmat marrin një tjetër kuptim dhe përmasë në Indi. Traditat indiane e marrin shumë seriozisht organizimin e një dasme ku shumë prej tyre e tejkalojnë çmimin e 100 mijë dollarëve.

Fakt ky, i cili bën që dasmat të renditen si një nga bizneset më fitimprurëse në vend .

Kohët e fundit, në Indi ka dalë trendi më i ri i quajtur “Matrimania”, i cili është një emision televiziv që konsiston në filmimin e jo vetëm dasmës, por e të gjithë procesit të organizimit të saj, duke nisur që nga familjet e çiftit, e deri tek detajet më të vogla.

Matrimania tregon diferencën e klasave të ndryshme të shoqërise në Indi, përshtatjen e tyre me njëra-tjetrën dhe kontributin që japin ato në planifikimin e një dasme.

Ajo shpalos para syve tanë të tërë tensionin e krijuar mes brezave të ndryshëm dhe traditat e ndryshme që shoqëria indiane ka.

“Matrimania “ ka prezantuar më shumë se 150 dasma përgjatë viteve 2008-2015 , ku ka dokumentuar martesat mikse midis shtresave të ulta dhe të larta të shoqërisë indiane. BBC

---- ----
----
----- ----
-----