
Prej muajsh tashmë Koronavirusi në Kinë ka marrë 1886 jetë njerëzish, duke bërë që frika të jetë e madhe globalisht sepse të infektuarit kanë shkuar mbi 73 mijë njerëz.
Reuters përmes një albumi me fotografi të veçanta nga Kina ka treguar edhe dashurinë e çifteve pavarësisht përhapjes masive të Koronavirusit në vend.
Këtë album fotografik reuters e ka quajtur ‘Dashuri në kohërat e koronavirusit’, ku mbizotërojnë ngjyrat e kuqe, zemrat dhe lulet për festën e të dashuruarve, Shën Valentini.