Ballina Sport Dashamir Xhika bëhet me klub të ri, mbetet në Superiore

Dashamir Xhika bëhet me klub të ri, mbetet në Superiore

19
SHPËRNDAJE

Dashamir Xhika u largua nga ekip ku kaloi pjesën më të gjatë dhe më të rëndësishme të karrierës së tij.

Afrimi i Aldo Teqjes tek Partizani, i cili i zuri vendin si portier i dytë, pas Alban Hoxhës e detyroi Xhikën që të largohej.

Nuk zgjati shumë dhe 30 vjeçari është bërë me skuadër të re.

Klubi Kukësi njofton arritjen e marrëveshjes me ish-portierin e kuq, i cili ka nënshkruar për 1 vit. Zyrtarizimi erdhi vetëm pak orë pas njoftimit për mosvijimin e bashkëpunimit me Stivi Frashërin.

Te skuadra e Kukësit, Xhika do të punojë me një njohje të vjetër, trajnerin Shpëtim Duro, dhe sikurse tek Partizani mendohet të jetë portier i dytë.

The post Dashamir Xhika bëhet me klub të ri, mbetet në Superiore appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----