Ballina Sport Darkojnë bashkë dy legjendat e Barcelonas dhe Realit, kundërshtarë në fushë dhe...

Darkojnë bashkë dy legjendat e Barcelonas dhe Realit, kundërshtarë në fushë dhe miq të mirë

66
SHPËRNDAJE

Iker Kasijas dhe Karles Pujol janë ndalur të takohen pas shumë vitesh. Dy ish-kapitenët legjendarë të Real Madridit dhe Barcelonës kanë darkuar këtë herë jo si kundërshtarë, por si miq.

Vetë ish-kapiteni i Spanjës publikoi një foto në profilin e tij në rrjetet sociale ku tregon se bisedoi me ish-mbrojtësin katalanas për kohët kur përballeshin në fushë si dhe kur fituan me Spanjën dy kampionate europiane dhe 1 Kupë Bote.

“Dhe vjen dita kur duhet të darkoni bashkë dhe flisni për ‘El Klasikot’ dhe kohën e kampionateve europiane dhe Kupës së Botës si dhe për mijëra histori të tjera. Gëzohem që të shoh Karles Pujo”, shkruan 38-vjeçari Kasijas.

Ikona madrilene pësoi parainfarkt në 1 maj të vitit të kaluar kur stërvitej me Porton. Ai vendosi të tërhiqej përkohësisht nga futbolli i luajtur duke pritur rezultatet e analizave mjekësore në muajin mars të këtij viti, ku do të vendosë përfundimisht nëse do të vazhdojë të luajë apo të shpallë “divorcin” me sportin e tij të dashur.