Ballina Lajme nacionale Dardan Molliqaj dhe Besa Shahini blejnë shtëpi në Tiranë, ja vlera e...

Dardan Molliqaj dhe Besa Shahini blejnë shtëpi në Tiranë, ja vlera e saj

78
SHPËRNDAJE

Dardan Molliqaj dhe Besa Shahini muaj me parë i kanë dhënë fund beqarisë.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në deklaratën e saj të pasurisë ka raportuar se ka blerë një shtëpi në Tiranë në shumën e 75 mijë euro, nga të cilat 30.000 euro nga kursimet e raportuara në llogarinë rrjedhëse në Berlin dhe 45 mijë euro të siguruara me kredi.

Gjithashtu, Shahini ka deklaruar se ka një makinë dhuratë nga babai në vlerë 597.811 lekë. Po ashtu, Shahini ka deklaruar pakësim fondesh në llogarinë që ka në Prishtinë në vlerën 2.800 euro, një llogari rrjedhëse në vlerën 951 euro dhe një tjetër në vlerën 536.653 lekë.

Ndërsa si të ardhura, ajo deklaron ato të siguruara nga pozicioni i zëvendësministrit të Arsimit në shumën e 1.532.326 lekë, si dhe të ardhura si anëtare e bordit të Shoqërisë së Parë Financiare e Zhvillimit dhe Financimit, në shumën e 180.540 lekë.

Automobil “Volksëagen”, dhuratë nga babai, në vlerë 597.811 lekë. Apartament në Shqipëri me vlerë totale 75.000 euro nga të cilat 30.000 euro nga kursimet e raportuara në llogarinë rrjedhëse në Berlin dhe 45 mijë euro me kredi. Pakësim fondesh në llogarinë në Prishtinë në vlerën 2.800 euro. Llogari rrjedhëse në vlerën 951 euro.

Llogari rrjedhëse në vlerën 536.653 lekë. Të ardhura nga paga në Ministrinë e Arsimit, në shumën e 1.532.326 lekë.

Të ardhura si anëtare e bordit të Shoqërisë së Parë Financiare e Zhvillimit dhe Financimit në shumën e 180.540 lekë/Gazeta Shqiptare.

-----