Ballina Lajme nacionale Dardan Gashi konfirmon se ka kaluar në Nisma

Dardan Gashi konfirmon se ka kaluar në Nisma

24
SHPËRNDAJE

Dardan Gashi është bërë pjesë e Nismës.

Ministri në detyrë i Diasporës, Dardan Gashi ka konfirmuar se tashmë është pjesë e Nismës Social Demokrate të Fatmir Limajt.

“Po jam anëtar i Nismës, kemi pasur bashkëpunim të ngushtë që sa kohë”, me këtë parti, ka thënë Gashi për Express.

I njejti ndërkaq, nuk është përgjigjur në pyetjen se a do të jetë në listën e kandidatëve për deputet, si dhe për lajmet se atij Limaj i ka ofruar një pozitë të rëndësishme siç është ajo e pozitës së nënkryetarit.

Gashi u pa sot gjatë nënshkrimit të koalicionit parazgjedhor në mes të partisë së Fatmir Limajt, Nisma-s për Kosovën dhe asaj të Behgjet Pacollit Aleanca Kosova e Re.

Zëvendëskryeministri i katërt në detyrë i Kosovës dhe njëherësh ministri i Diasporës, Dardan Gashi, ishte bartës i Listës Rugova të cilës ende nuk i dihet fati dhe statusi.

-----