Ballina Lajme Bota/Rajoni Danimarka rihap shkollat dhe çerdhet, vendos nën kontroll COVID-19

Danimarka rihap shkollat dhe çerdhet, vendos nën kontroll COVID-19

31
SHPËRNDAJE

Qeveria daneze ka vendosur që të hapë thuajse të gjitha kopshtet, çerdhet dhe shkollat fillore në ditën e sotme. Pandemia globale do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën tonë të jetesës në të ardhmen, dhe për këtë arsye, institucionet e Danimarkës po përgatisin fëmijët dhe prindërit e tyre që të përshtaten me këtë ndryshim.

Masat e marra nga autoritetet e akne ulur rrezikun nga infektimi me COVID-19, ndërsa autoritetet duket se e kanë në kontroll situatën.

Sipas një sondazhi nga Shoqata Kombëtare e Autoriteteve Lokale, afro gjysma e Bashkive në Danimarkë ishin gati të hapin institucionet e dijes.

Vendimi për të rihapur institucionet arsimore, kopshtet e çerdhet në vend u njoftua nga kryeministri Mette Frederiksen, në një konferencë për shtyp një javë më parë.

Që nga ajo kohë, Autoriteti Shëndetësor danez ka dhënë udhëzime se si këto institucione duhet të veprojnë për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së infeksioneve.

-----