Ballina Lajme Bota/Rajoni Danimarka ndalon AstraZeneca, gjatë konferencës për shtyp bie drejtoresha Erichsen (Video)

Danimarka ndalon AstraZeneca, gjatë konferencës për shtyp bie drejtoresha Erichsen (Video)

64
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Danimarka do të braktisë plotësisht vaksinën AstraZeneca Covid-19 për shkak të rrezikut të mpiksjes së rrallë të gjakut. Një nga zyrtarët më të lartë të barnave në vend i ra të fikët teksa prezantonte vendimin në një konferencë për shtyp.

Ndërsa Drejtori i Bordit Kombëtar të Shëndetit Soeren Brostroem njoftoi vendimin, drejtoresha e farmakovigjilencës së Agjencisë Daneze të Barnave, Tanja Erichsen, u shemb përtokë.

Rënia e Erichsen shkaktoi panik, ndërsa Brostroem dhe zyrtarë të tjerë u nxituan për ta kontrolluar. Agjencia e ilaçeve më vonë njoftoi se ajo ishte vetëdijësuar, por u dërgua në spital për një kontroll. Asnjë shpjegim nuk u dha për shkakun e gjendjes së të fikëtit.

Danimarka është vendi i parë në botë që pezulloi përhapjen e vaksinës së AstraZeneca e mbërritur në vend në muajin mars, megjithëse një numër vendesh të tjera ndoqën shembullin, midis tyre Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja.

Danimarka, megjithatë, është vendi i parë në botë që heq përgjithmonë vaksinë britaniko-suedeze.

The post Danimarka ndalon AstraZeneca, gjatë konferencës për shtyp bie drejtoresha Erichsen (Video) appeared first on KOHA.

---- ----
-----