Ballina Sport Dani Alves: Doja të kthehesha te Barça, por ata nuk kishin “bo**...

Dani Alves: Doja të kthehesha te Barça, por ata nuk kishin “bo** të pranonin se kishin gabuar me mua!

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Dani Alves ka zbuluar se u ofrua të kthehej te Barcelona, pas periudhës së tij me Juventusin, por pretendon se klubi i tij i vjetër “nuk kishte bo** (tope) për të rinënshkruar me të. Alves kontribuoi me 21 gola dhe 101 asiste në kauzën e Barçës, në 391 ndeshje, midis viteve 2008 dhe 2016, duke u bërë mbrojtësi më i mirë i djathtë në këtë proces.

Braziliani i ndihmoi Blaugrana-t të fitonin 23 trofe në total, duke përfshirë gjashtë tituj të La Liga-s dhe tri kurora të Ligës së Kampionëve, e fundit prej të cilave u fitua pas fitores 3-1 në finale, kundër Juventusit, më 2015.

Alves u lejua të largohej nga Barça si lojtar i lirë vitin e ardhshëm dhe u prit menjëherë nga kampionët italianë, me një kontratë 2-vjeçare. 37-vjeçari fitoi titullin e Serie A dhe “Coppa Italia” në sezonin e vetëm në Torino, ndërsa luajti gjithashtu një rol kryesor në shkuarjen e Juves në një tjetër finale të Ligës së Kampionëve, për t’u mundur 4-1 nga Real Madridi.

Alves u kthye në atdheun e tij, pas dy vitesh në Francë me PSG dhe vazhdon të jetë i fortë te Sao Paulo edhe sot e kësaj dite, pavarësisht fazës së fundit të karrierës. Ai tani zbulon se si dështoi kthimi te Barcelona: “Iu ofrova Barçës që të kthehesha. Unë shkova te Juve për të provuar se isha akoma në një nivel të mirë. Doja të kthehesha te Barça. Ata ma kishin nevojën, por nuk kishin tope për të pranuar se kishin gabuar me mua. Nëse do të më kishin trajtuar ashtu siç mendoja se e meritoja, sot do të vazhdoja të luaja për Barcelonën. Unë e dua këtë klub”.

Bartomeu dha dorëheqjen muajin e kaluar, përpara një votimi të afërt mosbesimi, por një legjendë e “Camp Nou” thotë se do të duhet kohë që klubi të rindërtohet, pasi humbi “identitetin” e tij. “Stili i Barçës po ndryshon. Klubi e ka humbur pak identitetin e tij dhe tani duhet të kalojë një proces të vështirë për ta rimarrë atë, – shtoi Alves. – Unë mendoj se Barcelona dëshiron të jetë vetëm një klub komercial dhe biznesi…, të blejë dhe të shesë lojtarë. Kur e bëni këtë, humbni identitetin tuaj. Mendoj se ky është problemi për Barcelonën”.

---- ----
-----