Ballina Lajme nacionale Dalin para gjykatës dy gylenistët e deportuar nga Kosova

Dalin para gjykatës dy gylenistët e deportuar nga Kosova

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kanë dalë para gjykatës në Stamboll dy prej gjashtë gylenistëve të deportuar nga Kosova.

Ata u kapën në Kosovë më 29 mars të vitit të kaluar, për t’u deportuar pastaj për në Turqi Kjo me kërkesë të presidentit Tayyip Erdogan, se gjashtë persona ishin pjesë e organizatës FETO, të quajtur terroriste, raporton Express.

Mustafa Erdmen dhe Yusuf Karabina, të shoqëruar nga avokati i tyre, u paraqitën në seancën e parë në Gjykatën e 30-të për Krime të Rënda në Stamboll.

Gjatë mbrojtjes së tyre, të pandehurit mohuan aktakuzën e ngritur nga Byroja e Terrorizmit dhe Krimeve të Organizuara e Prokurorisë Republikane të Stambollit.

Ata thanë se janë të pafajshëm dhe kërkuan që të lirohen.

Pas dëgjimit të palës mbrojtëse, trupi gjykues vendosi që të pandehurit Mustafa Erdem dhe Yusuf Karabina të vazhdojnë të qëndrojnë në mbajtje deri në seancën e radhës.

Kujtojmë se MIT në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës më 29 mars të vitit 2018 solli në Turqi gjashtë shtetas.

Këta ngarkohen me akuzat “Drejtim i një organizate terroriste të armatosur” dhe “Spiunim ndërkombëtar”.

---- ----
----
----- ----
-----