Ballina Lajme nacionale Dalin pamjet kur Haradinaj del nga Gjykata Speciale dhe u flet medieve

Dalin pamjet kur Haradinaj del nga Gjykata Speciale dhe u flet medieve

56
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Dalin pamjet kur Ramush Haradinaj del nga Gjykata Speciale dhe u flet medieve.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, u paraqit sot për intervistim pranë Prokurorisë Speciale për Kr’ime lufte në Kosovë, në cilësinë e të dyshuarit. Pas intervistimit që nuk zgjati shumë, Haradinaj tha se ka zgjedhur që të mbrohet në heshtje, shkruan Gazeta Express.

Në një paraqitje para mediave, pas intervistimit, Haradinaj tha se nuk pati diçka konkrete, por, që u pyet për rolin e tij në UÇK.

“Sot jam paraqitur si i dyshuar për me e kry obligimin ligjor në bazë të një ftese të Prokurorisë Speciale, kam pranuar këshillën ligjore që mos me u përgjigjë fare në pyetje. Me këtë obligimet e mia i kam kryer ndaj gjykatës në bazë të ligjit, obligime të tjera nuk kam. Këto janë procedura ligjore, jo me fsheh diçka prej publikut, por nuk ka një materie me të cilën jam njoftuar për çka bëhet fjalë, meqë ligji nuk ma lejon, këshilla ligjore nuk ma lejon me hi në diskutim të përmbajtjes, nëse ka… Jo nuk e di, kemi kërkuar shpjegime… Roli im në UÇK e aspekte tjera, po jo diçka konkrete”, tha Haradinaj.

Ai thotë se do ta respektojë çdo veprim ligjor, e se do t’i qëndrojë prapa agjendës së tij politike.

“Tani shikoni, do të respektoj çdo vendim ligjor në çdo kohë. Është me rëndësi që të krijojmë një shembull të respektimit të ligjit, pa dashtë me ndërlidhë, edhe agjendës time politike do t’i qëndroj besnik. Atë që e kam thënë çdoherë: jemi për dialog pa kushte, për njohje me Serbinë, tregu për njohje jo formula tjera që janë të papranueshme për Kosovë”, tha ai.

Hardinaj nga Haga ka komentuar edhe vendimin e tij për të dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.

“Prokuroria nuk e ka shprehë ose paraqitë ndonjë obligim tjetër timin për gjykatën. Këtë obligim sapo e kreva që e kisha. Arsyeja pse kam dhënë dorëheqje ka të bëjë me nocionin e shtetit, meqë nuk kam obligime, e shteti ka mbetë shtet, do të kthehem si gjithë të tjerët, kolegët e mi në politikë të afrohem para qytetarëve me ato opsione e ato tema që janë interesimet”, shtoi ai.

Tutje, se a do të duhet të veprojnë edhe krerët e tjerë të institucioneve nëse marrin ftesë nga Specialja, Haradinaj e pati këtë përgjigje.

“Nuk jap leksione në këtë drejtim, unë e kam bërë atë që e kam vlerësu të rëndësishme. Kryetari i qeverisë kur del para hetuesve ka dalë qeveria ka dalë shteti. Me e respektu shtetin të cilin mezi e kemi kriju, e kam dhënë një shembull të respektimit të ligjit”, tha kryeministri në dorëheqje.

---- ---- ----
-----