Ballina Lajme nacionale Dalin pamjet, kjo është humnera ku hombi jetën një i mitur...

Dalin pamjet, kjo është humnera ku hombi jetën një i mitur në Istog

58
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Bjeshkët e Istogut.

Indeksonline sot ka raportuar se një person në bjeshkë te Lugut të butë në Istog, ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur tek vendi i quajtur Polane.

Viktima është një i mitur, ndërsa dy të tjerë janë të lënduar. Të rinjë kanë qenë duke shkuar në Bjeshkë të Istogut dhe në hyrje të vendit të quajtur ( Polane), për shkak të kushteve të dobëta atmosferike, me automjetin e tyre që ishin duke qarkulluar kanë humbur kontrollin dhe ishin rrokullisur për më shumë se 300 metra në një humnerë.

Në vendngjarje ka dalë prokurori i shtetit, i cili ka udhëhequr shikimin e vendit të ngjarjes.

Dy të lënduarit : E.M. 1995 ( shofer mjeti), dhe F.S.1998 (udhëtar), janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i të miturit, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, është tërhequr nga vendi i ngjarjes për t’u dërguar në morgun e spitalit rajonal.

Hetuesit e Trafikut rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rastin në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, për të kuptuar rrethanat e këtij aksidenti me fatalitet”, tha policia.

Indeksonline ka siguruar edhe fotografitë në vendin ku ka ndodhur aksidenti.

---- ----
----
----- ----
-----