
Policia e armatosur ka qëlluar për vdekje një terrorist në Londër, pasi dyshohej se ai mbante veshur një jelek me eksploziv.
Ngjarja erdhi pasi dy persona u qëlluan me thikë gjatë një përleshje në një rrugë në jug të Londrës.
Oficerët u nisën në vendin e ngjarjes jashtë një supermarketi në rrugën “Streatham” rreth orës 02:00 pas raportimeve për incidente.
Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë një trup të pajetë, me fytyrë poshtë në trotuar dhe me një thikë të madhe pranë tij.