Ballina LifeBizare Dalin pamjet e rralla/Ja si e vrau Zogu ish-ministrin e tij të Brendshëm...

Dalin pamjet e rralla/Ja si e vrau Zogu ish-ministrin e tij të Brendshëm (FOTO)

29
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nga Armand Plaka

“Kryengritja ne Shqipëri, në krye të së cilës qendronte ish-Ministri i Brendshëm, Et’hem Toto, u shtyp. Majtas: Ismet Toto, një nga vëllezërit e kreut të rebelëve, u gjend i vrarë në afërsi të Vlorës. Et’hem Toto arriti të arratisej dhe deri më tani nuk është mundur të kapet”.

Kjo është diçitura origjinale e fotos që hasa në revistën vjeneze “Das interessante Blatt” e datës 27 maj 1937.

Kryengritja e njohur në historiografinë tonë si “e Delvinës” e 15 majit të vitit 1937, e udhëhequr nga vëllezërit Toto, pati jehonë edhe në shtypin e huaj. Pas asaj të Fierit në vitin 1935, kjo cilësohej si një nga përpjekjet më serioze dhe më eksplicite të kundërshtarëve të ish-Mbretit Zog I, për të rrëzuar regjimin e tij.

Sidoqoftë, Et’hem Toto vrau veten pak ditë më pas për të mos rënë në duart e autoriteteve qeveritare, ndërsa fshihej në Malin e Golikut pranë Tepelenës. Vec tyre vëllai tjetër Tahsimi, u vra i pari në përpjekjet e zhvilluara në Qafën e Plloçës.

Et’hem Toto për një periudhë relativisht të shkurtër (nga 21 tetor 1935 deri më 7 nëntor 1936) ishte Ministër i Brendshëm në qeverinë liberale të kryesuar nga Mehdi Bej Frashëri, duke i zënë vendin Musa Jukës, i cili do ta pasonte sërish deri në pushtimin italian.

Kryengritja në fjalë, sipas shumë burimeve pretendohet se u financua e u nxit nga italianët të cilët kërkonin me anë përpjekjesh diskrete të rrëzonin nga froni monarkun shqiptar për t’i hapur rrugë instalimit sa më të shpejtë e pa kosto të tyre në Shqipëri.

---- ----
----
----- ----
-----