
Mizoria dhe barabaria e tyre nuk njeh limite. Militantët e ISIS kanë sulmuar dje një maternitet në Kabul duke vrarë dy foshnja dhe 12 nëna e infermiere.
Raportohet se tre persona të armatosur, kanë hyrë në ndërtesë të veshur si oficerë policie dhe më pas kanë hedhur granata e kanë hapur zjarr me armë në brendësi të maternitetit.
Përveç viktimave, mësohet se të paktën 15 burra, gra e fëmijë kanë mbetur të plagosur nga sulmi.
Sakaq, raportohet se sulmuesit janë vrarë gjatë përleshjeve me policinë. ISIS, të cilët gjithashtu bënë një seri sulmesh në kryeqytetin e Afganistanit të hënën, dyshohen se qëndrojnë pas këtij sulmi, megjithëse ende nuk kanë marrë përgjegjësinë.