Ballina Lajme nacionale Dalin pamje nga ngjarja e sotme në Pejë

Dalin pamje nga ngjarja e sotme në Pejë

40
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Të shtëna janë dëgjuar sot në qytetin e Pejës.

Pas disa kërkimeve disa orëshe Policia e Kosovës ka arritur që të prangos një person dhe ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë si të dyshuar për ngjarjen e sotme që ka ndodhur në qytetin e Pejës.

Një gjë e tillë është konfirmuar edhe përmes një komunikate të lëshuar nga Policia e Kosovës.

“Policia ka zbuluar identitetin e personit të dyshuar dhe pas një pune intensive operativo-hetimore është prangosur 1 (një) person i dyshuar dhe është në kërkim të 2 (dy) personave të tjerë të involvuar në këtë rast, identiteti i të cilëve është i njohur për Policinë, po ashtu edhe personi i lënduar i cili është në Spital, konsiderohet të jetë i dyshuar”, thuhet në komunikatën e policisë.

Ndërkohë është siguruar videoja e momentit të plagosjes në Pejë, ku shihet se si një përson ndjek një tjetër dhe më pas dëgjihen edhe të shtëna.

---- ----
----
----- ----
-----