Ballina LifeBizare Dalin në dritë për herë të parë bisedat sekrete të Ismail Qemalit...

Dalin në dritë për herë të parë bisedat sekrete të Ismail Qemalit me Princ Vidin

27
SHPËRNDAJE

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 13 Tetor 2018

“Le Journal” ka botuar, të mërkurën e 4 shkurtit 1914, në faqen n°4, një shkrim mbi takimet e Ismail bej Qemalit me Princ Vidin në Potsdam, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Situata në Shqipëri

Ismail Qemali tek Princ Vidi.

Berlin, 3 shkurt.

Ish-guvernatori (udhëheqësi) i Shqipërisë, Ismail Qemal beu, ka qenë, për disa ditë, në Berlin, ku ka qëndruar në një hotel në Potsdam.

Ai është shoqëruar nga Eqrem bej Vlora, një shqiptar i shquar.

Çdo ditë, të dy kanë zhvilluar biseda të gjata me Princ Vidin në Potsdam.

-----