Ballina Lajme Bota/Rajoni Dalin fotot nga raportet ushtarake: Pentagoni pretendon kontakt me UFO-t

Dalin fotot nga raportet ushtarake: Pentagoni pretendon kontakt me UFO-t

38
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pentagoni ka hasur në UFO 2 vite më parë. Së fundmi në mediat amerikanë janë publikuar dy raporte të Task-Forcës së Pentagonit mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara, të cilat me shumë gjasë kanë faktuar objekte fluturuese të cilat sipas pilotëve që i kanë fotografuar komandoheshin nga inteligjenca me origjinë të panjohur. Në raportin e 2018 u përfshinë të dhëna dhe detaje nga gjetjet e mëparshme të ushtarakëve që kishin pasur të paktën kontakt vizual me UFO.

Kjo foto duket se është kapur me telefon celular nga një pilot në kabinën e avionit të tij gjuajtës F/A-18. Me shumë mundësi vendi ka qenë në brigjet lindore të shteteve të bashkuara. Në radhët e pilotëve të marinës amerikane duket se kjo nuk ka bërë shumë përshtypje pasi mesa duket nuk ka qenë rasti i pari i kontaktit me një objekt fluturues të paidentifikuar.

Në këtë foto duket një objekt në formë kubi i cili qëndronte pezull i palëvizshëm në ajër. Mediat amerikane kanë kontaktuar me oficerë të Pentagonit të cilët e kanë komentuar foton, sipas tyre objekti duhet të jetë në një lartësi nga 9 apo 10.500 metra mbi nivelin e detit dhe rreth 300 metra largësi nga avioni gjuajtës.

Por ajo që trondit më shumë është fotoja që ka dalë nga raporti i 2020. Ky objekt fluturues trekëndor. Qartësia e fotos tregon se ky objekt nuk ngjason me asnjë avion të prodhuar në globin tokësor.

Duke qenë se objektet e paidentifikuara janë parë mbi det apo oqean ka dyshime se prania e tyre ka lidhje me ndonjë aktivitet nënujor ende të paqartë që ushtaraket apo marinën amerikane

Një fakt tjetër që mbështet lajmet se pentagoni ka gjetur UFO është edhe ngritja e një tjetër Task-Force për kapur, analizuar dhe kataloguar fenomenet ajrore të paidentifikuara të cilat mund të paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të shteteve të bashkuara.

---- ---- ----
-----