Ballina Lajme nacionale Dalin fotot/ Mimi Kodheli sherr me policinë në mes të rrugës

Dalin fotot/ Mimi Kodheli sherr me policinë në mes të rrugës

32
SHPËRNDAJE

Ajo që paparazzi ynë arriti të fotografojë, ishte një moment jo shumë komod i ish-ministres së Mbrojtjes dhe deputetes socialiste, Mimi Kodheli. Në një nga rrugët e qendrës së Tiranës, zonja Kodheli kishte parkur, mesa duket, jo sipas rregullave, makinën e saj, një “Fiat” 500 kabrio.

Por këtë gjë e ka pikasur menjëherë njëri nga policët Rrugorë dhe është afruar për të vënë gjobë. Në këto momente është afruar zonja Kodheli, e cila ka bërë një debat të shkurtër me policin, duke i thënë se ndaloi vetëm për pak minuta. Siç dihet, në rrugët e Tiranës, sidomos në qendër, është shumë e vështirë të gjesh parkim.

Ka parkime me pagesë, por njerëzit nuk janë shumë të predispozuar për të paguar, aq më shumë kur iu duhet të ndalojnë në ndonjë dyqan vetëm për pak minuta. Por si gjithmonë në këto raste, sikur bie nga qielli një polic, i cili të vë menjëherë gjobë. Zonja Kodheli shpëtoi këtë herë.

-----