Ballina Lajme Bota/Rajoni Dalin fotot/ I mbylli 9 vjet në bodrum, babai monstër kishte përdhunuar...

Dalin fotot/ I mbylli 9 vjet në bodrum, babai monstër kishte përdhunuar fëmijët e tij

94
SHPËRNDAJE

Holandezi Gerrit Jan van Dorsten, 67-vjeç, që dyshohet se ka mbajtur fëmijët e tij të moshës 18 deri në 25 vjet, të mbyllur në bodrum për nëntë vite ku edhe i kishte përdhunuar dhe keqtrajtuar, pritet të ballafaqohet me drejtësinë.

Kujtojmë që në tetor të vitit të kaluar në bodrumin e shtëpisë në Ruineworld në veri të Holandës është gjetur një familje e tërë – gjashtë fëmijë dhe babai i tyre.

E gjithë ngjarja e keqtrajtimit u zbulua pasi njëri prej djemve kishte ikur nga bodrumi dhe kishte shkuar në një kafe, ku u kishte shpjeguar gjithçka që i kishte ndodhur.

Gjykatësit kanë bërë të ditur se njërit fëmijë i ishin lidhur këmbët dhe duart, ndersa një tjetër është detyruar që gjatë gjithë verës të kalojë kohën në shtëpizën e qenit.

I akuzuari shumë herë kishte përdhunuar të bijën dhe njërin djalë.