Ballina Lajme nacionale Dalin fakte të reja : Lavdrim Muhaxheri ka lënë dy fëmijë të...

Dalin fakte të reja : Lavdrim Muhaxheri ka lënë dy fëmijë të tij në Siri

139
SHPËRNDAJE

Lavdrim Muhaxheri ka lënë dy fëmijë të tij në Siri, ja faktet.

Mbrëmë televizioni shqiptar, A2 CNN, ka publikuar listën me emrat e shtetasve shqiptarë në kampin Al Hawl që ndodhen në Siri.

Shumica prej tyre janë fëmijë. Në këtë listë ndodhen edhe shumë fëmijë nga Kosova, e në mesin e tyre figurojnë emrat edhe të dy fëmijëve të terroristit Lavdrim Muhaxheri nga Kaçaniku.

Abdullah Lavdrim Muhaxheri dhe Hatixhe Lavdrim Muhaxheri janë emrat e fëmijëve që gjenden në listën prej rreth 80 personave të cilët ndodhen në kampin Al Hawl në Siri.

Lavdrim Muhaxheri ka vdekur më 8 qershor 2017 në Siri. Në Kosovë ai nuk ka qenë i martuar.
Sipas informacioneve të publikuara në A2 ai është martuar në Siri dhe nga martesa e tij ai ka lënë dy trashëgimtarë, një vajzë e një djalë.