Ballina Lajme Bota/Rajoni Dalin detaje të reja nga rrëzimi i aeroplanit

Dalin detaje të reja nga rrëzimi i aeroplanit

16
SHPËRNDAJE

Detaje nga rrëzimi i aeroplanit- si erdhi deri te aksidenti, kush janë vik’ timat.

Tre britanikë dhe 73 kanadezë ishin në mesin e 176 personave që kanë gjetur vdekjen në një aeroplan udhëtarësh ukrainas i cili u rrëzua pranë Teheranit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas mediave të huaja, aeroplani Boeing 737 u rrëzua vetëm tre minuta pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar “Imam Khomeini”, vetëm disa orë pasi Irani nisi një sulm raketor në bazat amerikane në Irak.

Duke cituar burime, mediumi i Ukrainës Obozrevatel raportoi se kishte 73 kanadezë, 71 iranianë, 15 ukrainas, tre britanikë dhe disa evropianë të tjerë në bordin e fluturimit për në Kyiv.

Sidoqoftë, Ambasada e Ukrainës, në Teheran, raportoi se përplasja ishte shkaktuar nga një dështim i motorit dhe jo nga terr’ orizmi.

Vetëm disa orë para rrëzimit të aeroplanit, Administrata Federale e Aviacionit Amerikan kishte ndaluar linjat ajrore amerikane të fluturonin mbi Iran, Irak dhe ujërat e Gjirit Persik për shkak të krizës së Lindjes së Mesme.

Sidoqoftë, ambasada e Ukrainës në Teheran raportoi se përplasja ishte shkaktuar nga një dështim i motorit dhe jo nga terr’ orizmi.

Zyrtarët iranianë thanë se piloti kishte humbur kontrollin e aeroplanit Boeing pasi një zjarr goditi njërin prej motorëve të aeroplanit, por thanë që ekuipazhi nuk kishte raportuar një emergjencë dhe se çfarë e shkaktoi zjarrin.

-----