Ballina Lajme nacionale Dalin detaje për djegien e banesës

Dalin detaje për djegien e banesës

23
SHPËRNDAJE

Policia jep detaje për djegien e banesës – mësohet si u shkaktua aksidenti.

Policia e Kosovës ka thënë sot se djegia e banesës në Prishtinë të premten, erdhi si pasojë e tentimeve të një qytetari për t’u kyçur ilegalisht në rrjetin e energjisë elektrike.

Sipas Policisë, tentimi i konsumatorit të KEDS për të bërë kyçje ilegale shkaktoi avari në rrjetin elektrik.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i është qkyqur rryma, kishte tentuar të bëjë kyçje ilegale dhe si pasojë është shkaktuar avari në rrjetin elektrik. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante zjarrfikësit dhe punëtorët e KEDS-it”, ka thënë Policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

-----