
I tensionuar përballë fakteve, Vangjush Dako e ka humbur qetësinë mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, teksa i është drejtuar edhe Blendi Fevziut.
Debati:
Dako: Edhe ty të marrin në telefon dhe të thonë mos nxirr këtë mos nxirr atë.
Fevziu: Nuk ka bythë njeri të më thotë mua mos e nxjerr këtë apo atë lajm.
Dako: Të kanë marrë në telefon zyrtarë shteti..
Fevziu: Ti e krahason këtë me një kriminel që të kërkon listat e zgjedhësve. Kjo të duket normale ty.
Dako: Keni përhap lajme në gjithë Shqipërinë
Favziu: E kupton për çfarë skandali po flet..
Dako: Kur flas me ty flas për gjithë mediat
Fevziu: Po ndodh që të bëhen ngatërresa. Por të thotë njëri ma hiq këtë për ngjarje si kjo nuk ndodh.