Ballina Sport Daja shlyen pezullimin, Teutën e mban në ankth kapiteni Arapi

Daja shlyen pezullimin, Teutën e mban në ankth kapiteni Arapi

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Teuta luan në fundjavë me Bylisin në shtëpi dhe trajneri Edi Martini do të ketë të gatshëm për këtë sfidë edhe mesfushorin Asion Daja.

Ai mungoi ndaj Vllaznisë pasi ishte i pezulluar me kartonë të verdhë dhe tashmë rikthehet në dispozicion të stafit teknik dhe me shumë mundësi do të rikthehet titullar me Aleksin dhe Vilën në qendër të mesfushës.

Shqetësimi i trajnerit Edi Martini para ndeshjes me Bylisin është kapiteni Renato Arapi, i cili u dëmtuar në Shkodër dhe e la fushën e blertë pas 9 minutash lojë.

Pas kontrolleve mjekësore do të shikohet nëse Arapi do të jetë i gatshëm për duelin me Bylisin. Nëse mungon, atëherë Denis Pjeshka është një opsion për Martinin. /abcnews.al

The post Daja shlyen pezullimin, Teutën e mban në ankth kapiteni Arapi appeared first on Abc News.

---- ----
-----