Ballina Showbiz Dafina Zeqiri bën ndryshimin e madh, i shkurton tërësisht flokët

Dafina Zeqiri bën ndryshimin e madh, i shkurton tërësisht flokët

87
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri shkurton tërësisht flokët.

Para pak ditëve publikoi këngën e re, “Desole por favor”, në bashkëpunim me DJ Hamida dhe Aymane Serhani.

Fjala është për këngëtaren shqiptare, Dafina Zeqiri, e cila po vazhdon të punojë në projekte të reja.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një fotografi bashkë me kreatoren Drenusha Xharra, gjersa vjen me një ndryshim të ri në pamje.

Bukuroshja ka eksperimentuar mjaft shumë me flokët e saj dhe këtë herë i ka prerë tërësisht.

Ndryshime të tilla të guximshme, këngëtarja i ka bërë edhe në të kaluarën, ndërsa ky ndërrim i stilit po komentohet edhe nga fansat e saj.

Duket se me këtë stil, 30-vjeçarja do të shfaqet në videoklipin e ri që do të sjellë në bashkëpunim me reperin Lumi B.

-----