Ballina Lajme nacionale Daçiq thotë se dialogu zor të ringjallet

Daçiq thotë se dialogu zor të ringjallet

30
SHPËRNDAJE

Daçiq thotë se dialogu është në koma, zor të ringjallet.

Evropa me sa duket nuk arriti të zbatojë marrëveshjen e Brukselit, tha sot ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ai u tha gazetarëve në Beograd se nënshkroi këtë marrëveshje dhe se Beogradi qëndron pranë kësaj marrëveshjeje të Brukselit, teksa akuzoi Prishtinën zyrtare se “nuk po mendon për zbatimin e saj”, tha Daçiq.

“Ne do të shohim se si do të vazhdojë situata. Prishtina nuk mendon në përgjithësi për ta zbatuar atë. Se ku çon kjo dhe se si do të ndikojë në rrjedhën e mëtejshme të dialogut, mbetet të shihet, pasi në këtë moment dialogu është në koma dhe nëse do të ringjallet, kjo ende nuk dihet”, tha Daçiq.

-----