Ballina Lajme Bota/Rajoni Daçiq: ODS i ofroi Millosheviqit të largohet në Rusi, por ai refuzoi

Daçiq: ODS i ofroi Millosheviqit të largohet në Rusi, por ai refuzoi

83
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Beograd, 13 prill – Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se Opozita Demokratike e Serbisë (ODS) i ka ofruar ish presidentit të PS të Jugosllavisë dhe Partisë Socialiste të Serbisë (PSS), Sllobodan Millosheviq të largohet në Rusi, por ai ka refuzuar pasi ka menduar se nuk ka se pse të ikë, njofton korrespondenti i MIA-s në Beograd.

Daçiqi në televizionin Hepi duke folur për periudhën pas ndryshimeve demokratike në Serbi pas 5 tetorit të vitit 2000, ka thënë se bashkëshortja e Millosheviaqit, Mirjana Markoviq ka qenë kundër largimit.

“Atëherë ka qenë lehtë të bindet Sllobo të mos largohet, por kur njerëzit nisën të flasin për (gazetarin e vrarë Sllavko Çuruvija), ajo u largua për në Rusi. Pse atëherë nuk i ka lejuar Sllobos të largohet në Rusi, kushedi se çka do të ndodhte në ndërkohë”, ka thënë Daçiqi.

Ai ka thënë se në kohën kur Millosheviqi është burgosur, ai ka qenë para vilës në Dedinjë bashkë me anëtarë tjerë të PSS, pasi nuk ka qenë në kryesinë e ngushtë të partisë, as edhe mes miqve të familjes së Millosheviqit.

Daçiqi ka thënë se më 6 tetor të vitit 2000, një pjesë e udhëheqësisë së PSS e kanë braktisur partinë.

Në Serbi pas emetimit të serialit televiziv “Familja: në RTS për periudhën e burgosjes së Millosheviqit nga qeveria e ODS është zhvilluar polemikë e madhe rreth personazhit dhe veprës së Millosheviqit.

The post Daçiq: ODS i ofroi Millosheviqit të largohet në Rusi, por ai refuzoi appeared first on KOHA.

---- ----
-----