Ballina Lajme nacionale Daçiq me kritika për Trumpin, Merkelin, Macronin e Mogherinin: po dridhen para...

Daçiq me kritika për Trumpin, Merkelin, Macronin e Mogherinin: po dridhen para Haradinajt

32
SHPËRNDAJE

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq ka dhënë mendimin e tij para samitit që do të mbahet në Paris me 1 korrik.

Ai ka ironizuar me liderët botërorë duke ironizuar për “frikën” e tyre të madhe ndaj Ramush Haradinajt duke lënë të kuptohet se kreut të Qeverisë së Kosovës nuk po i bëhet qëllimshëm presion.

Ai ka thënë se Serbia do ta marrë pjesë në takimin e Parisit nëse Prishtina e heq tarifën ndaj mallrave serbe, por sipas tij, cështja është se a do të lejojë përsëri Presidenti i Francës Emmanuel Macron që fjala e tij të mos ketë asnjë kuptim para “madhështisë së një Ramushi”.

“Trump, Merkel, Macron, Mogherini, të gjithë po dridhen dhe askush spo mundet asgjë t’i bëjë një Ramush Haradinajt. Dhe të gjithë ata presin që ne t’i besojmë atyre në këto përralla” ka ironizuar Daçiq.

Ai ka përsëritur qëndrimin e Vuçiq që Serbia është e gatshme të vazhdojë bisedimet nëse hiqen tarifat.

-----