Ballina Lajme nacionale Daçië: S`ka dialog me Kosovën pa u hequr reciprociteti

Daçië: S`ka dialog me Kosovën pa u hequr reciprociteti

36
SHPËRNDAJE

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, duke komentuar vendimin e mbrëmshëm të Qeverisë së Kosovës në detyrë, përmes së cilit ndalohet hyrja në Kosovë për mallrat nga Serbia që nuk e kanë të shënuar në dokumente “Republika e Kosovës”, tha se kjo është e papranueshëm për Serbinë.

Në një prononcim sot për televizionin publik serb, RTS, shefi i diplomacisë serbe, tha se Beogradi nuk do ta vazhdojë dialogun derisa këto masa nuk shfuqizohen. Daçiç vlerëson se ndalimi i hyrjes së mallrave nga Serbia pa dokumente ku shkruhet destinacioni “Republika e Kosovës”, është masë më e keqe sesa taksa prej 100 për qind mbi mallrat serbe.

“Kjo është masë reciprociteti, që ndoshta as qytetarët e Serbisë dhe as bashkësia ndërkombëtare nuk e kuptuan se është lëvizje edhe më e keqe sesa taksa, e cila e dyfishoi çmimin e mallrave, por që të paktën kalonte. Kjo qeveri në Prishtinë mori vendim të aplikojë masa reciprociteti, që nga disa disa vende u përshëndet si një hap përpara. Ne menjëherë thamë se kjo është e papranueshme”, deklaroi ministri i jashtëm serb.