Ballina Showbiz “Çupëlinkat e Bllokut, parazite që ndajnë burrat nga gratë”, plas debati mes...

“Çupëlinkat e Bllokut, parazite që ndajnë burrat nga gratë”, plas debati mes Silvës dhe Jerinës (FOTO)

17
SHPËRNDAJE

Jerina Lalaj, Zhaklin Lekatari dhe Klodi Shala ishin pjesë e diskutimit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku u fol për martesat dhe divorcet nëpër lagjet e Tiranës.

Sipas Silvës, në zona si “Blloku” ka më shumë shanse për tradhëti e si rrjedhojë edhe për divorce, pasi ka një presion shumë të madh për burrat e martuar nga “çupëlinat” siç i quajti ajo.

“Ka një kontigjent shumë të madh parazitësh, të cilat bëjnë presione mbi jetën në çift… parazite që kanë në fokus burrat që kanë para, mirëpo burri është edhe burri i një tjetre, ka edhe ky një familje. Ajo tjetra nuk çohet në mëngjes nga krevati dhe të veshi  takat…”, tha ndër të tjera Silva.

Kjo deklaratë e saj u kundërshtua nga Jerina, e cila theksoi se në “Bllok”, ashtu sikurse në gjithë Shqipërinë, ka shumë femra që punojnë fort për të siguruar një jetë të mirë.