Ballina Lajme nacionale Cunam në protestën e së shtunës, Berisha e ka seriozisht?!

Cunam në protestën e së shtunës, Berisha e ka seriozisht?!

30
SHPËRNDAJE

Të shtunën opozita do të jetë sërish në protest. Liderët e opozitës janë të gjithë në gjendje “gatishmërie” për të pasur prezencë edhe më të shtuar se javën e kaluar. Madje, Basha javën e kaluar tha se protesta e 8 qershorit nuk do të ketë axhendë politike, por thjesht do jetë në duart e qytetarëve, një deklaratë e ashpër, duke nënkuptuar se incidentet e javës së kaluar janë shumë të vogla me atë se çfarë mund të ndodhin.

Gjithsesi, edhe pse duhen edhe shumë orë nga protesta e së shtunës, i pari që ka shkruar për të është Sali Berisha. Në rrjetin social Facebook, ai numëron sekondat dhe shkruan: Tik tak, tik tak e shtuna, cunami po vjen! Sb

Për Berishën, protesta do të jetë cunam. Ndërsa postimin e tij në facebook, e ka shoqëruar me një foto të protestës së të shtunës së kaluar dhe Rama, të cilat i ka lidhur me fjalën “Luftë Mafias”.